Rusia fton Korenë në luftë/ Goxhaj: Një shtet i rrezikshëm. Meçollari: Dëshira e Putinit është t’i fusë në luftë me Korenë e Jugut

schedule21:30 - 20 Qershor, 2024

schedule 21:30 - 20 Qershor, 2024

Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, nënshkruan një marrëveshje partneriteti gjatë një takimi në Phenian, në një përpjekje për të zgjeruar bashkëpunimin e tyre ekonomik dhe ushtarak, si dhe për të çimentuar një front të bashkuar kundër Uashingtonit.

Në emisionin “360 Gradë” në ABC News, kapiteni Dritan Goxhaj tha se Koreja e Veriut është një shtet serioz, por edhe shumë i rrezikshëm.

Ndërsa koloneli Çlirim Toci i qëndroi të njëjtin mendim, duke thënë se Koreja e Veriut është një rrezik serioz dhe se ka një forcë të konsoliduar ushtarake.

Nga ana e tij kapiteni Artur Meçollari tha se dëshirë e presidentit Vladimir Putin është të fusë në luftë Korenë e Veriut dhe Korenë e Jugut.

Pjesë nga intervista në “360 Gradë”:

Kapiteni Dritan Goxhaj: Koreja e Veriut është një shtet serioz dhe shumë i rrezikshme. Kanë kapacitete që të prodhojnë 6 milion predha në vit. Ndërsa Koreja e Jugut nuk e arrin dot një kapacitet të tillë ushtarak pa ndihmën e SHBA-së.

Koloneli Çlirim Toci: Koreja e Veriut është një rrezik serioz. Ndërsa Koerja e Jugut sot konsiderohet një nga vendet e fuqishme që prodhon municione ushtarake patjetër që ka edhe mbështetjen e SHBA. Koreja e Veriut ka marrëdhënie tregtare me Kinën. Koreja e Veriut është një forcë shumë e konsoliduar ushtarake dhe ka një mbrojtje rrethore.

Ndërsa koerano jugorët shquhen për popull punëtor janë të disiplinuar dhe të dhënë pas dijes dhe kjo i ka bërë ato të jenë populli më i zhvilluar në botë.

Kapiten Artur Meçollari: Dëshirë e Putinit është që Koreja e Jugut të hyjë në luftë me Korenë e Veriut.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!