Rusia ka rritur mbrojtjen e kufijve të saj në veri-perëndim të vendit, pas hyrjes së fqinjit të saj, Finlandës në aleancën ushtrarake të NATO-s.
Kështu u shpreh komandanti i forcave ushtarake ruse të mbrojtjes ajrore dhe të mbrojtjes raketore, shkruan The Moscow Times.
“Në këto kushte, trupat e mbrojtjes ajrore po praktikojnë mbrojtjen e kufirit shtetëror në veri-perëndim në përputhje me nivelin e rritur të kërcënimit,” tha Andrei Demin.
Finlanda u bë anëtari i 31-të i aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA javën e kaluar pasi pushtimi rus i Ukrainës shkaktoi një ndryshim historik strategjik në vendin nordik të paangazhuar më parë.
Kremlini paralajmëroi se do të merrte “kundërmasa për të garantuar sigurinë tonë taktike dhe strategjike”, duke e përshkruar hyrjen e Helsinkit në bllok si një “përshkallëzim” dhe një “shkelje ndaj sigurisë dhe interesave kombëtare të Rusisë”./abcnews.al