“Rusia është dobësuar”/ Ekspertja: Për Trump, rreziku më i madh është Kina

schedule21:52 - 7 Nëntor, 2024

schedule 21:52 - 7 Nëntor, 2024

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enika Abazi thotë se Rusia është dobësuar dhe nuk përbën rrezik për SHBA dhe Evropën.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Abazi u shpreh se për presidentine  zgjedhur të SHBA, Donald Trump, rreziku më i madh është Kina.

“Mendoj që analiza përmblidhet me dy këndvështrime, të cilat vijnë nga ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare, të cilët janë gjithnjë këshilltarët më të afërt të presidentëve. Në këtë kuptim, Trump, në një mënyrë apo në një tjetër, do të preferonte një qasje neoraliste. Çfarë nënkupton ajo? Ne, shumë shpejt do të na mungojë “Lufta e Ftohtë. Do kemi shumë luftëra dhe faktikisht, këtë pamë. Bota u kthyer në një botë multipolare dhe nuk ishte më bipolare. Trump, duke u nisur nga karakteri i tij, do ishte dakord me një botë bipolare, ku do të diskutonte me të mëdhenjtë e kësaj bote dhe do të vensote për fatet e botës. Nëse ia lëmë të vegjëlve, kemi parë që është shumë e vështirë. Për Trump, është Kina rreziku më i madh. Si do të vendoset Problemi është se si do të vendoset ekuilibri? Rusia është dobësuar aq shumë, saqë nuk bën rrezik për Amerikën, madje as për Evropën. Trump, Rusinë nuk e konsideron si rrezikun kryesor”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!