Rusia ka prodhuar vaksinën e parë në botë kundër Covid për kafshët. Sipas të dhënave të marra nga provat e para, vaksina gjeneron antitrupa kundër virusit te qentë, macet, dhelprat dhe vizonët.
Prodhimi masiv i vaksinës, i quajtur Carnivac-Cov, pritet të fillojë së shpejti, sipas rregullatorit Rosselkhoznadzor. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësim në lidhje me transmetimin e virusit midis njerëzve dhe kafshëve.
Rregullatori tha se vaksina do të jetë në gjendje të mbrojë speciet më të rrezikuara dhe të mbrojë nga variantet e reja. Rusia deri më tani ka regjistruar vetëm dy raste të Covid midis kafshëve, të dyja tek macet./abcnews.al