Rusia do të dërgojë të burgosur në frontin ukrainas

schedule18:14 - 14 Qershor, 2023

schedule 18:14 - 14 Qershor, 2023

Duma e Shtetit (dhoma e ulët) e parlamentit rus ka miratuar një ligj që do t’i lejojë ministrisë së mbrojtjes të nënshkruajë kontrata me kriminelë të dyshuar ose të dënuar për të luftuar në Ukrainë.

Pasi ka pësuar humbje të mëdha në 15 muajt e asaj që e quan pushtimi i Ukrainës, Moska po përpiqet të rekrutojë më shumë trupa për të luftuar në luftën më të madhe tokësore të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas ndryshimeve të propozuara, një kontratë do të mund të nënshkruhet me dikë që po hetohet për kryerjen e një krimi, por para se ai të marrë dënim me burg, sipas bazës së të dhënave të Dumës së Shtetit.

Personat që janë dënuar për krime seksuale, tradhti, terrorizëm ose ekstremizëm nuk do të mund të nënshkruajnë një kontratë.

Ata që nënshkruajnë një kontratë do të përjashtohen nga përgjegjësia penale pas skadimit të kontratës së tyre ose nëse janë dekoruar për aftësitë e tyre luftarake.

Grupi mercenar Wagner ishte lejuar të rekrutonte të dënuar nga burgjet për të luftuar në Ukrainë, por që nga shkurti ai ka ndaluar rekrutimin në burgje. Aktivistët e të drejtave të të burgosurve thonë se Ministria e Mbrojtjes ka marrë kontrollin e procesit, por dëshiron të bëjë ndryshime.

Ndryshimet e reja që po shqyrton Duma nuk mbulojnë punësimin e personave që tashmë vuajnë dënimin dhe Ministria e Mbrojtjes nuk ka komentuar për këtë çështje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!