Media shtetërore ruse thotë se ministria e jashtme i ka dhënë ambasadës amerikane një listë të diplomatëve amerikanë që do të dëbojë
Masa vjen pasi 12 diplomatë rusë u dëbuan nga misioni i saj në Kombet e Bashkuara në Nju Jork në fillim të këtij muaji.
Ministria e Jashtme ruse tha se amerikanëve “u ishte thënë me vendosmëri se çdo veprim armiqësor i Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë do të marrë një përgjigje vendimtare dhe adekuate”, raportoi Interfax./abcnews.al/