Rusia ka dislokuar forca shtesë tokësore në Bjellorusinë jugore, vetëm 30 kilometra nga kufiri me Ukrainën. Lajmin e bën të ditur në një postim në Twitter gazetari amerikan Jack Detch, i cili ka publikuar një foto të marrë nga sateliti. Fotoja tregon ngritjen e tendave dhe pajisjeve të reja nga ushtria ruse.
NEW: Russia has deployed more ground forces in southern Belarus, just 18 miles from Ukraine’s border, per overhead imagery.
Here’s satellite photo indicating new troop tents and equipment being staged in the Belorussian city of Dublin.
?:@Maxar pic.twitter.com/KKDLMjFKTU
— Jack Detsch (@JackDetsch) March 21, 2022
Karvani ushtarak u pa në fshatin bjellorus të Dublinit, 30 km nga kufiri i Chernihiv.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, të cituar nga Ukrinform, mundësia për një ofensivë nga trupat e Republikës së Bjellorusisë në drejtim të Volyn-it është e lartë. /abcnews.al/