Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë robër lufte

schedule08:00 - 1 Shkurt, 2024

schedule 08:00 - 1 Shkurt, 2024

Rusia dhe Ukraina njoftuan të mërkurën se kanë kryer një tjetër shkëmbim të robërve të luftës, pavarësisht tensioneve që lindën nga rrëzimi i një avioni transporti ushtarak rus javën e kaluar.

Të dy vendet kanë kryer shkëmbime periodike të të burgosurve nëpërmjet ndërmjetësve që nga fillimi i luftës gati dy vjet më parë, pavarësisht mungesës së bisedimeve të paqes që në muajt e parë. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se secila palë kishte marrë 195 ushtarë, ndërsa Ukraina tha se kishte kthyer 207 persona.

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Moska do të vazhdojë shkëmbime të tilla dhe se Kievi kishte treguar se ishte i hapur për më shumë. Ministria tha se shkëmbimi i së mërkurës fillimisht do të bëhej më 24 janar, por u ndërpre pasi Ukraina rrëzoi një avion rus me të burgosur ukrainas, duke vrarë 74 personat në bord.

Avioni transportues Il-76 u rrëzua brenda rajonit Belgorod të Rusisë. Presidenti Vladimir Putin tha të mërkurën se Kievi kishte përdorur një sistem raketor amerikan Patriot për ta rrëzuar atë. Ukraina as nuk e ka konfirmuar e as mohuar se ka rrëzuar aeroplanin dhe ka kërkuar prova se kush ishte në bord./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!