Rusia dhe Ukraina raportojnë për sulme me dronë

schedule11:35 - 30 Janar, 2024

schedule 11:35 - 30 Janar, 2024

Mbrojtja ajrore ruse gjatë natës ka zmbrapsur sulme me dronë nga Ukraina në gadishullin e aneksuar të Krimesë dhe në katër rajone, tha Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërkaq Rusia ka lëshuar 35 dronë sulmues në Ukrainë, thanë Forcat Ajrore ukrainase më 30 janar.

Në total, 21 dronë ukrainas janë rrëzuar, tha ministria ruse. Përveç Krimesë, në rajonet ruse pranë kufirit me Ukrainën, Bolgorod, Brijansk, Kaluga dhe Tula, po ashtu janë shënjestruar nga sulmet me dronë, shkruan REL.

Moska tha se 11 dronë janë penguar mbi Krime, duke mos dhënë informacione për dëme apo viktima.

Këto informacione nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Ukraina tha se ka arritur të rrëzojë 15 nga 35 dronët e lëshuar në rajonin e Mikolajivit, Sumit, Harkivit dhe Kievit, por edhe në rajone të tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!