Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra të burgosur

schedule17:12 - 30 Dhjetor, 2024

schedule 17:12 - 30 Dhjetor, 2024

Rusia dhe Ukraina njoftuan të hënën se këmbyen disa qindra të burgosur. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi përmes një komunikate se të dy vendet liruan nga 150 të burgosur të luftës secili.

Ndërkaq, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina arriti të kthejë në shtëpi 189 të burgosur lufte në këtë këmbim të fundit të burgosurish me Rusinë.

Sipas autoriteteve ruse, të burgosurit rusë janë liruar në territorin e Bjellorusisë, prej nga do të transferohen në Rusi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!