Rusia dhe Kina zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake

schedule14:47 - 30 Gusht, 2022

schedule 14:47 - 30 Gusht, 2022

Duke filluar nga sot, e martë, 30 gusht dhe për disa ditë në vijim, forcat nga Rusia dhe Kina do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Rusinë lindore.

Stërvitja Vostok 2022 zhvillohet çdo katër vite. Hera e fundit që u zhvillua ishte në vitin 2018, megjithatë, shumë gjëra kanë ndryshuar në arën ndërkombëtare që atëherë.

Në vitin 2018, Rusia mori pjesë në stërvitjet në fjalë me rreth 300,000 ushtarë. Këtë vit, përkundrazi, rusët që do të marrin pjesë thuhet se nuk i kalojnë 50 mijë. Dhe kjo, natyrisht, për shkak të luftës në Ukrainë, në të cilat Rusia ka humbur rreth 75% të forcave të tyre, sipas vlerësimeve.

Në stërvitje do të marrin pjesë forca nga vende si Laosi, Nikaragua, India, Bjellorusia dhe Siria. Duke pasur parasysh pjesëmarrjen e reduktuar të forcave nga ana e Rusisë, shumë analistë argumentojnë se stërvitjet e këtij viti janë më shumë si një “show”.

Moska dëshiron të tregojë se nuk është e izoluar në arenën ndërkombëtare, pavarësisht luftës në Ukrainë dhe sanksioneve perëndimore kundër saj. Rusia dhe Kina kanë mbajtur edhe vitin e kaluar stërvitje të përbashkëta ushtarake por brenda kufijve kinezë.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!