Rusia dhe Kina planifikojnë të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë

schedule15:30 - 6 Mars, 2024

schedule 15:30 - 6 Mars, 2024

Rusia dhe Kina po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së një reaktori bërthamor në Hënë ndërmjet viteve 2033 dhe 2035. Ajo punë do të mundësonte ndërtimin e një vendbanimi hënor, shpjegon drejtori i agjencisë ruse të hapësirës “Roscosmos” Yuri Borisov.

Borisov, një ish-zëvendës ministër i mbrojtjes, deklaron se të dy vendet kanë punuar në zhvillimin e programit hënor për një kohë të gjatë dhe se Moska po kontribuon në “energjinë hapësinore bërthamore” me ekspertizën e saj.

“Ne po shqyrtojmë seriozisht projektin e dërgimit dhe instalimit të një reaktori energjetik në sipërfaqen e Hënës së bashku me kolegët tanë kinezë”, tha Borisov.

Aktualisht në Rusi janë aktive 11 termocentrale bërthamore, ndërsa në Kinë 55 reaktorë bërthamorë. Borisov shpjegon se panelet diellore nuk do të jenë në gjendje të prodhojnë energji elektrike të mjaftueshme për të furnizuar vendbanimet e ardhshme hënore, ndërsa energjia bërthamore mund.

Borisov konfirmon se Rusia po planifikon të ndërtojë një anije kozmike për transportin e mallrave, e cila do të jetë me energji bërthamore.

“Të gjitha çështjet teknike në lidhje me projektin janë zgjidhur, por ne ende nuk kemi një zgjidhje për problemin e ftohjes së reaktorit bërthamor”, shpjegon Borisov./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!