Rusia dhe Kina së shpejti do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta në Detin e Japonisë, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Tass, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes së Kinës.
“Si pjesë e planit vjetor të bashkëpunimit midis forcave të armatosura të Rusisë dhe Kinës, forcat e armatosura ruse së shpejti do të dërgojnë Forcat e tyre Detare dhe Ajrore për të marrë pjesë në stërvitjen e 2023 në Detin e Japonisë, thuhet në një deklaratë.
Stërvitjet u organizuan nga Komandoja e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës dhe do të zhvillohen në mesin e vitit 2023 në Detin e Japonisë.
/abcnews.al