Rusia, dështim historik me borxhin e saj të jashtëm: Nuk ndodhte që prej revolucionit të 1917

schedule08:01 - 27 Qershor, 2022

schedule 08:01 - 27 Qershor, 2022

Rusia ka dështuar në borxhin e saj të jashtëm për herë të parë që nga revolucioni i vitit 1917, sipas raporteve, duke e larguar më tej vendin nga sistemi financiar global pas sanksioneve të vendosura për luftën në Ukrainë.

Vendi humbi një afat mbrëmjen e së dielës për të përmbushur një periudhë mospagimi 30-ditore për pagesat e interesit prej 100 milionë dollarësh për dy eurobono që fillimisht duhet të paguhen më 27 maj, raportoi Bloomberg të hënën në mëngjes.

Konfirmimi zyrtar i mospagimit pritej të vinte nga agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit.

Rusia ka para për të bërë pagesën 100 milion dollarë dhe është e gatshme të paguajë, por sanksionet e bënë të pamundur marrjen e shumës te kreditorët ndërkombëtarë.

Kremlini ishte i vendosur të shmangte falimentimin, i cili është një goditje e madhe për prestigjin e vendit. Ministri rus i financave e quajti situatën “një farsë”. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!