Ambasadori i Rusisë në SHBA tha se dërgimi i raketave balistike me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë nuk mund të justifikohet. Tre zyrtarë amerikanë thanë për NBC News se Ukraina kishte përdorur tashmë dy herë sistemi raketor ATACMS kundër Rusisë.
Në përgjigje, Anatoly Antonov tha se “zyrtarët lokalë” konfirmuan faktin se armë jashtëzakonisht të rrezikshme ishin dërguar në Kiev” dhe e quajti atë një “akt të fshehtë”
Sipas kanalit Telegram të ambasadës ruse, ai shtoi se Rusia “tashmë kishte rrëzuar disa raketa ATACMS” dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.