Rusia dëbon nga vendi disa diplomatë japonezë dhe norvegjezë

schedule17:17 - 27 Prill, 2022

schedule 17:17 - 27 Prill, 2022

Rusia ka dëbuar tetë diplomatë japonezë dhe tre norvegjezë, është bërë e ditur sot. Ministria e Jashtme e Kremlinit tha se kishte thirrur një përfaqësues të ambasadës japoneze në Moskë dhe i tha atij se tetë diplomatët duhet të largoheshin nga Rusia deri më 10 maj.

Ky vendim vetëm disa javë pasi Japonia dëboi tetë diplomatë rusë, në një veprim të rrallë që tha se ishte përgjigje e veprimeve të Rusisë në Ukrainë, duke përfshirë vrasjen e civilëve.

Ndërkohë, ministria e jashtme e Norvegjisë tha se Rusia do të dëbonte tre diplomatë norvegjezë pasi Oslo dëboi një numër të ngjashëm diplomatësh rusë për pushtimin e Ukrainës nga Kremlini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!