Rusia ka thënë se do të dëbojë diplomatët gjermanë në shenjë hakmarrjeje, sipas agjencisë së lajmeve Tass.
“Si reagim ndaj veprimeve armiqësore të Berlinit, pala ruse vendosi të pasqyrojë dëbimin e diplomatëve gjermanë nga Rusia, si dhe të kufizojë ndjeshëm numrin e punonjësve të misioneve diplomatike gjermane në vendin tonë”, citon TASS.
Një total prej 40 u dëbuan nga të dyja palët në prill të vitit 2022 në një lëvizje të vogël, ndërsa Gjermania ka vazhduar mbështetjen e saj për Ukrainë, duke përfshirë furnizimin me tanke dhe krijimin e një “qendre riparimi” në Gjermani.
/abcnews.al