Një person mbeti i plagosur, ndërsa një depo e madhe gruri u shkatërrua plotësisht pas një sulmi me raketa ruse në rajonin lindor të Ukrainës Dnipro gjatë fundjavës.
Këtë e deklaroi pronari i objekteve të Ukrlandfarming të dielën në mbrëmje.
Ukrlandfarming është një nga fermat më të mëdha bujqësore të Ukrainës, e cila si rezultat i pushtimit rus në 2022 ka pësuar humbje prej rreth 1 miliard dollarë në fund të 2023.
“Në mbrëmjen e 9 marsit 2024, armiku nisi një sulm me raketa në rajonin Dnipro. Një 58-vjeçar, punonjësi ynë, ka mbetur i plagosur.
Objektet e prodhimit të kompanisë sonë u shkatërruan plotësisht”, thuhet në një deklaratë të kompanisë, e cila nuk dha detaje të metejshme.
Sipa analistëve, sektori i bujqësisë ka pësuar humbje direkte dhe indirekte prej afro 80 miliardë dollarësh për shkak të pushtimit rus.
Kjo shifër përfshin humbje prej 5.8 miliardë dollarësh nga dëmtimi i pajisjeve, 1.8 miliardë dollarë nga dëmtimi i silosit dhe gati 2 miliardë dollarë nga dëmtimi i produkteve bujqësore.
Që nga fillimi i janarit 2023, analistët vlerësuan këto humbje në 38 miliardë dollarë.
/abcnews.al