Rusia bombardon Kievin, raportohet për 10 të plagosur

schedule08:21 - 21 Mars, 2024

schedule 08:21 - 21 Mars, 2024

Disa shpërthime u raportuan mëngjesin e sotëm në qendër të kryeqytetit ukrainas Kiev, pas një alarmi ajror të shkaktuar nga raketat dhe dronët e lëshuar nga Rusia.

Sipas kryetarit të bashkisë së kryeqytetit ukrainas Vitali Klitschko, nga sulmi me raketa ruse të mëngjesit të sotëm në Kiev, janë plagosur të paktën dhjetë të plagosur.

“Gjashtë persona u plagosën në lagjen Shevchenkivskyi dhe katër në lagjen Sviatoshynskyi”, shkroi Klitschko në Telegram.

Kryebashkiaku i Kievit, iu kërkoi qytetarëve të qëndrojnë në vendstrehime derisa alarmi të kalojë.

/abcnews.al