Rusia nuk ka ndaluar në një asnjë moment sulmet ndaj Ukrainës që nga fillimi i luftës. Mbremjen e djeshme 9 persona përfshirë një djalë 5 vjeçar humbën jetën si pasojë e bombardimeve ruse në Kherson.
Administrata ushtarake rajonale, e cituar nga UNIAN, raportoi se rajoni është sulmuar 65 herë gjatë ditës së fundit, 13 herë vetëm në qytetin Kherson duke goditur godinat, një kantier detar, një shkollë.
Aktualisht, Kherson është qyteti i madh më i bombarduar jashtë Donbasit.
/abcnews.al