Rusia bombardon Kharkiv, 7 të vdekur dhe rreth 100 të plagosur

schedule10:16 - 31 Gusht, 2024

schedule 10:16 - 31 Gusht, 2024

Rusia ka bombarduar Kharkiv si hakmarrje ndaj avancimit të Ukrainës në rajonin e Kursk. Të paktën 7 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 97 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleh Syniehubov, i cili ka thënë se mes të plagosurve janë edhe 22 fëmijë. Ai tha se sulmet e Rusisë kishin në shënjestër infrastrukturën civile, duke goditur një shkollë dhe disa banesa.

Në anën tjetër, edhe Ukraina nuk i ka ndalur sulmet e saj në territorin rus. Të paktën sipas zyrtarëve rusë, 5 persona janë vrarë në rajonin e Belgorodit.

Guvernatori Vyacheslav Gladkov akuzoi ushtrinë ukrainase për përdorimin e bombave thërrmuese, të cilat sipas tij, janë montuar në raketa dhe janë lëshuar nga “MLRS Vampire”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!