Rusia ka përdorur të drejtën e vetos për të bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që dënon pushtimin e saj në Ukrainë. Votimi ishte 11 pro, një kundër dhe tre abstenime. Kina, e cila ka refuzuar të kritikojë sulmin e Rusisë, ishte në mesin e abstenimeve në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të premten.
Rusia është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, po shërben aktualisht si president i këshillit të këtij muaji raporton gazetari Richard Roth i “CNN”. / abcnews.al