Rusia: BE nuk është qendra e universit, nuk do t’i kërkojmë të heqë sanksionet

schedule08:31 - 1 Prill, 2022

schedule 08:31 - 1 Prill, 2022

Një zyrtar i ministrisë së jashtme ruse ka deklaruar se nuk do t’i kërkojë Bashkimit Europian të heqë sanksionet kundër vendit, shkruan skynews.

“Bashkimi Europian nuk është qendra e universit,” tha Nikolai Kobrinets.

Krahas SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, BE-ja është një aleat kryesor që mbështet Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Ajo deri më tani ka vendosur masa kundër Rusisë duke përfshirë ndalimin e transaksioneve të BE-së dhe vendeve anëtare me Bankën Qendrore Ruse, sanksionimin e 877 individëve dhe 26 subjekteve dhe ndalimin e avionëve rusë nga e gjithë hapësira ajrore dhe aeroportet e BE-së.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!