Rusia avancon pushtimin në Kiev, vriten qindra civilë dhe personel ushtarak

schedule08:18 - 25 Shkurt, 2022

schedule 08:18 - 25 Shkurt, 2022

Rusia zgjeroi sulmin ndaj Ukrainës në periferi të kryeqytetit Kiev më 25 shkurt, pasi sulmoi vendin nga toka, deti dhe ajri një ditë më parë.

Ushtria ruse kreu sulme ajrore në qytete dhe baza ushtarake dhe dërgoi trupa dhe tanke, që vranë 137 civilë dhe personel ushtarak, sipas shifrave të publikuara nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Ai i quajti ata “heronj” në një video të publikuar në orët e para të 25 shkurtit, në të cilën ai gjithashtu thotë se më shumë se 300 njerëz u plagosën në më pak se 24 orë luftime.

Zelenskiy tha se Rusia rifilloi sulmet me raketa në orën 4 të mëngjesit të 25 shkurtit, por trupat e saj ishin ndaluar të përparonin në shumicën e drejtimeve.

Shpërthimet u dëgjuan nga Kievi herët më 25 shkurt ndërsa sirenat ajrore ranë.

“Ata po vrasin njerëz dhe po i kthejnë qytetet paqësore në objektiva ushtarake. Është e keqe dhe nuk do të falet kurrë,” tha Zelenskiy.

Zelenskiy tha se pavarësisht humbjeve, forcat e armatosura të Ukrainës po “mbronin shkëlqyeshëm vendin kundër një prej kombeve më të fuqishme në botë”.

Rusia filloi pushtimin e Ukrainës para agimit të 24 shkurtit, duke lëshuar sulme ajrore mbi qytete dhe baza ushtarake dhe duke dërguar trupa dhe tanke nga shumë drejtime.

Në Uashington, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, njoftoi për sanksione të reja kundër Rusisë, duke thënë se Putin “zgjodhi këtë luftë” dhe se vendi i tij do të mbante pasojat e veprimit të tij.

Zelenskiy u kërkoi Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit të vendosin sanksione edhe më të ashpra dhe të largojnë rusët nga sistemi SWIFT, një rrjet financiar kyç që lidh mijëra banka në mbarë botën. Biden tha se SHBA-ja dhe partnerët e saj po e shmangin këtë veprim për momentin, por mund të vendosin më shumë sanksione më vonë./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!