Rusia: Automjetet e SHBA ose NATO-s që kapen duke transportuar armë në Ukrainë do të qëllohen

schedule15:29 - 13 Prill, 2022

schedule 15:29 - 13 Prill, 2022

“Të gjitha automjete ushtarake amerikane dhe ato të NATO-s që transportojnë armë në territorin ukrainas do të konsiderohen si shënjestra legale ushtarake.”

Kështu ka deklaruar zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Duke folur në një intervistë me agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Tass, Ryabkov tha: “Ne po paralajmërojmë se transportet e armëve SHBA-Nato nëpër territorin ukrainas do të konsiderohen nga ne si objektiva ushtarakë të ligjshëm.

Ne po i bëjmë amerikanët dhe perëndimorët e tjerë të kuptojnë se përpjekjet për të ngadalësuar operacionin tonë special, për të shkaktuar dëme maksimale në kontingjentet dhe formacionet ruse të DPR dhe LPR (Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk) do të shtypen ashpër.”

Ndërkohë, kujtojmë se një ditë më parë SHBA njoftoi se nëse do të jetë e nevojshme do të transportojnë sisteme të tjera armësh në Ukrainë, edhe pse për t’i përdorur do duhet të trajnojnë ushtarët vendas paraprakisht. /abcnews.al/