Rusia arreston 5 gazetarë të pavarur

schedule14:46 - 28 Mars, 2024

schedule 14:46 - 28 Mars, 2024

Pesë gazetarë që punonin për media të pavarura u arrestuan të enjten në Rusi. Policia arrestoi Ekaterina Anikievitch të SOTAvision dhe Konstantin Jarov të RusNeës, OJQ Ovd-Info.

Sipas një dëshmitari, Jarov është rrahur dhe kërcënuar nga oficerët e policisë. Personat e tjerë të arrestuar janë Antonina Favorskaya, Alexandra Astakhova dhe Anastassia Moussatova.


Kjo valë arrestimesh vjen menjëherë pas fitores së diskutueshme të Putinit në zgjedhje dhe sulmit terrorist në Crocus, ku humbën jetën mbi 140 persona.

Këto ngjarje, së bashku me luftën në Ukrainë, kanë çuar në një rritje të sigurisë dhe represionit të brendshëm në Rusi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!