Rusia aprovon ilaçin që po e “vret” koronavirusin për 10 ditë

schedule02:29 - 2 Qershor, 2020

schedule 02:29 - 2 Qershor, 2020

Rusia ka aprovuar një ilaç antiviral për të trajtuar koronavirusin dhe është gati të fillojë t’ua japë atë pacientëve të infektuar javën e ardhshme. Ministria e Shëndetësisë në Rusi ka aprovuar medikamentin Avifavir, pas rezultateve premtuese të fazës së parë të provave klinike të ilaçeve, shkruan Daily Mail.

Pacientëve me Covid-19 që iu dha medikamenti u rikuperuan më shpejt sesa ata që morën qetësues. Sipas statistikave, 90 përqind të pacientëve shërohen brenda 10 ditëve, pohuan shefat e shëndetësisë. Zyrtarët rus modifikuan një version të favipiravirit të ilaçit gjenerik, i krijuar për të trajtuar gripin në Japoni, për ta bërë atë posaçërisht për Covid-19.

Ata thanë se do të ndajnë formulën në nivel global, duke thënë se besojnë se është ilaçi më premtues anti-COVID-19 në botë. Ndërkohë, 60,000 doza të kurës do të nisen në spitalet në Rusi gjatë muajit qershor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!