Rusia akuzon Izraelin për mbështetje të neonazistëve

schedule17:57 - 3 Maj, 2022

schedule 17:57 - 3 Maj, 2022

Kremlini ka akuzuar Izraelin për mbështetjen e një “regjimi neonazist” në Ukrainë pasi ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, u kritikua për pretendimin se Adolf Hitleri “kishte gjak hebre”.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ministri i jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, kishte bërë “vërejtje antihistorike” në përgjigje të komenteve të zotit Lavrov që “shpjegojnë kryesisht pse qeveria aktuale izraelite mbështet regjimin neo-nazist në Kiev”, raporton AFP.

Kjo vjen pasi Lapid tha se komentet e bëra nga ministri i jashtëm rus ishin “skandaloze dhe një gabim i tmerrshëm historik”.

Në fillim të kësaj jave ministri i Jshtëm rus, Sergei Lavrov sulmoi presidentin e Ukrainës gjatë një interviste me mediat italiane, duke thënë se qeveria e Zelenskyt ka element nazistë dhe e Volodymyr Zelensky ka origjinë hebreje.

I pyetur për përpjekjet e Kremlinit për të “denazifikuar” Ukrainën, Lavrov i tha kanalit italian të lajmeve Zona Bianca se Ukraina mund të kishte ende elementë nazist edhe nëse disa figura, përfshirë presidentin e vendit, ishin hebrenj.

“Pra, çka nëse Zelensky është hebre? Fakti nuk i mohon elementët nazistë në Ukrainë. Unë besoj se Hitleri gjithashtu kishte gjak hebre,” tha ai.

Pas komenteve, ministri i jashtëm izraelit Yair Lapid e quajti deklaratën e Lavrov “të pafalshme, skandaloze dhe një gabim historik të tmerrshëm”.

“Hebrenjtë nuk e vranë veten në Holokaust” tha Lapid.“Niveli më i ulët i racizmit kundër hebrenjve është të fajësosh vetë hebrenjtë për antisemitizëm”, shtoi ai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!