Ministria ruse e Mbrojtjes ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar për pjesëmarrje në propagandë duke ndihmuar ukrainasit në krijimin e videove të inskenuara. Rusia pretendon se ato janë duke u filmuar në Ukrainën lindore dhe tregojnë forcat ukrainase duke përdorur armë perëndimore.
Ky nuk është pretendimi i parë i tillë i çuditshëm i bërë nga ushtria ruse. Moska akuzon rregullisht Ukrainën dhe vendet perëndimore për falsifikim të provave dhe organizim të “provokimeve” me qëllim që të fajësojnë Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës dhe bombardimin e zonave civile.
Në fakt, ka një sasi të madhe provash, shumica e të cilave janë regjistruar nga organizata të pavarura ndërkombëtare për krimet e luftës të kryera nga forcat ruse në Ukrainë.
Asnjë nga deklaratat dhe materialet e publikuara sot nga ministria ruse e mbrojtjes nuk kanë përmendur 100 ditëshin e pushtimit rus të Ukrainës.
Të enjten, uebfaqja e pavarur ruse e lajmeve Meduza raportoi se mediave të kontrolluara nga shteti u është thënë nga Kremlini që të mos “theksojnë jetëgjatësinë” e luftës në prag të momentit historik 100-ditor. /abcnews.al