Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, ka deklaruar se shtetet perëndimore janë duke bërë më të mirën për të përshkallëzuar konfliktin në Ukrainë dhe se nuk janë të interesuara për marrëveshje me Rusinë.
Ai ka shtuar se propozimet e deritanishme të Washingtonit kanë qenë të papranueshme dhe se Rusia nuk ka baza për negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për stabilitetin strategjik në Ukrainë.
Lavrovi ka thënë se Rusia dhe SHBA-ja duhet të bisedojnë përsëri për arsenalin bërthamor të SHBA-së. Ai ka thënë se Moska nuk e përjashton mundësinë e këtyre bisedimeve në të ardhmen, por vetëm nëse Perëndimi respekton interesat e Rusisë.