Rusi, telashe për Navalny pas kërkesës për bojkot të zgjedhjeve

schedule21:08 - 26 Dhjetor, 2017

schedule 21:08 - 26 Dhjetor, 2017

Lideri i opozitës, Aleksei Navalni mund të përballet me drejtësinë ruse për shkak të thirrjeve për bojkot të zgjedhjeve presidenciale të 2018. Këtë e ka kërkuar Kremlini që bën thirrje për verifikim të ligjshmërisë së kërkesës së tij.

Kremlini thotë se një thirrje nga kreu i opozitës Aleksei Navalni për një bojkot të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2018 duhet të kontrollohet për të parë nëse është e ligjshme. Komentet e liderit opozitar erdhën pasi ai u ndalua të garonte në votimin e marsit të ardhshëm për shkak të një dënimi për korrupsion, të cilën ai pretendon se ishte e motivuar politikisht. Sugjerimi i Kremlinit mund të jetë një shenjë e pasojave të mundshme që mund të hasë Navalni, shkruan BBC.

“Thirrjet për bojkot do të kërkojnë një studim të kujdesshëm për të parë nëse janë në përputhje me ligjin”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov.
Ndërkohë, presidenti aktual i Rusisë Vladimir Putin ka kandiduar zyrtarisht për zgjedhjet e 2018. Atletë, muzikantë, personazhe të njohura dhe shumë të tjerë u mblodhën në Moskë për të formuar grupin mbështetës prej 500 vetësh në mënyrë që Putin të regjistrohet si kandidat i pavarur. Vetë presidenti rus nuk mori pjesë në këtë event duke thënë se axhenda e tij ishte shumë e zënë.

Të hënën, Komisioni Qëndror Zgjedhor ndaloi 41-vjeçarin Aleksei Navalni të kandidonte në zgjedhjet e 2018, duke lënë Putin pa një rival serioz. Lideri opozitar tha se ky vendim do t’i mohojë votën miliona qytetarëve të Rusisë dhe bëri thirrje për një “grevë zgjedhore”. Navalni është i njohur për fushatën e tij anti-korrupsion dhe protestat kundër Putin. 41-vjeçari është arrestuar shpeshherë në manifestimet kundër qeverisë dhe presidentit rus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!