Rusi, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në rajonin e Voronezh pas sulmit me dron ukrainas

schedule11:16 - 7 Korrik, 2024

schedule 11:16 - 7 Korrik, 2024

Një gjendje e jashtëzakonshme është vendosur në pjesë të rajonit të Voronezh të Rusisë pasi një zjarr në magazinë u shkaktua nga një sulm ukrainas me dron, tha sot guvernatori i rajonit perëndimor në kufi me Ukrainën, Alexander Gushev.

“Nuk ka viktima,” tha Gusev në aplikacionin  Telegram, duke shtuar se disa banorë të rrethit Podgorenski ishin larguar nga shtëpitë e tyre. “Shpërthimi i eksplozivëve vazhdon,” tha guvernatori.

Ukraina dhe Rusia janë në luftë që prej 24 shkurtit të vitit 2022.

/abcnews.al