Rusi, Putin mirëpret Mahmoud Abbas për të diskutuar rreth Lindjes së Mesme

schedule07:29 - 13 Gusht, 2024

schedule 07:29 - 13 Gusht, 2024

Mahmoud Abbas, president i Autoritetit Palestinez, është pritur sot nga Vladimir Putin në Kremlin për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme.

Siç njoftoi presidenca ruse përmes Telegramit, Putin dhe Abbas pritet të shkëmbejnë mendime “mbi situatën në Lindjen e Mesme, në dritën e përkeqësimit aktual të konfliktit palestinezo-izraelit dhe katastrofës humanitare në Rripin e Gazës.”

Abbas do të qëndrojë deri të mërkurën në kryeqytetin rus dhe menjëherë pas bisedimeve me Putinin do të shkojë në Turqi, ku do të takohet me Erdogan.

Rusia, e cila kultivon marrëdhënie të ngushta si me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ali Khamenei, ashtu edhe me liderët e shteteve arabe, si Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman në veçanti, dënoi vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Haniya në Teheran më 31 korrik, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme që do të destabilizonin më tej Lindjen e Mesme.

Për më tepër, ai shpesh kritikon Perëndimin që ka zgjedhur, siç e shohin Putini dhe qeveria e tij, të anashkalojë nevojën për të krijuar një shtet të pavarur palestinez në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!