Prokuroria në Rusi ka kërkuar 18 vite burg për gazetarin amerikan Evan Gershkovich, i akuzuar për spiunim.
“Prokuroria kërkoi që një dënim prej 18 vitesh të kryhej në një regjim të rreptë”, tha Ekaterina Maslennikova, një zëdhënëse e gjykatës në Yekaterinburg. “Vendimi do të jepet në orën 17:00 me orën lokale”.
Qeveria amerikane dhe gazeta për të cilën ka punuar Gershkovich, Wall Street Journal, e kanë quajtur ndalimin e tij si të motivuar politikisht dhe kanë kërkuar lirimin e tij.
Gazetari u arrestua në mars të vitit të kaluar dhe akuzohet se ka tentuar që të mbledhë sekrete ushtarake për t’ia dërguar Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në SHBA. Ai është gazetari i parë që është arrestuar në Rusi nën akuzat për spiunim prej Luftës së Ftohtë./abcnews.al