Rusi, prokurorët kërkojnë dënim me 5 vjet burg për kritikun e Putinit

schedule14:43 - 18 Janar, 2024

schedule 14:43 - 18 Janar, 2024

Prokurorët e shtetit rus po kërkojnë një dënim me pesë vjet burg për nacionalistin e shquar pro-luftës Igor Girkin, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA.

Girkin u akuzua për nxitje të ekstremizmit në korrik 2023 dhe që atëherë ka qenë në pritje të gjykimit.

Ai është një kritik i hapur i Vladimir Putinit dhe ka akuzuar më parë drejtuesit e ushtrisë ruse se nuk e kanë ndjekur luftën në Ukrainë ashpër ose mjaftueshëm efektivisht.

Ish-komandanti, i njohur gjithashtu si Igor Strelkov, konsiderohet në Perëndim si një kriminel lufte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!