Rusi i arrestuar në Shqipëri, Gjykata e Lartë pro ekstradimit, pritet Ministria e Drejtësisë. Avokatët: Shteti shqiptar të mos e lejojë

schedule13:12 - 30 Shtator, 2024

schedule 13:12 - 30 Shtator, 2024

Arrestimi në Shqipëri i një shtetasi rus me qëllim esktradimin drejt vendit të lindjes është kundërshtuar nga avokatët e tij mbrojtës Ardian Visha e Isuf Shehu si i pa bazuar në ligj.
Bëhet fjalë për 60-vjeçarin Igor Kokunov që prej një viti mbahet në paraburgim në vendin tonë pasi është ndaluar për shkak të një urdhër arresti të lëshuar nga Rusia.

Të treja shkallët e gjykimit në vendin tonë kanë vendosur pro ekstradimit të tij drejt Rusisë, por pala mbrojtëse i kërkon ministrit të drejtësisë të refuzojë ekstradimin për shkak se Rusia është përjashtuar nga Këshilli i Europës dhe nuk respekton më Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Federata Ruse është përjashtuar nga Këshilli i Europës dhe ka pushuar së qeni palë kontraktuese në KEDNJ. Me njoftimin datë 03.02.2023 Gjykata Europiane per të drejtat e Njeriut ka komunikuar se “Federata Ruse nuk është me palë e Konventës Europiane për te Drejtat e Njeriut”. Perjashtimi nga Keshilli ben infektive cdo konvente ku Federata Ruse eshte pale, perfshi edhe Konventën e Keshillit te Evropes per Ekstradim”.

Një tjetër argument i palës mbrojtëse është edhe fakti që Kukunov akuzohet për një vepër penale që nuk parashikohet nga kodi penal shqiptar penal.

Igor Kokunov akuzohet në Rusi për vepren penale “zënia e pozitës së lartë në hirarkinë kriminale”. Po kështu sipas avokatëve kërkimi i Kokunov është firmosur nga zv prokurori i përgjithshëm i Rusisë, i cili është shpallur non grata nga organizatat ndërkombëtare ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Rusi Kokunov u ndalua në Muriqan gushtin e kaluar në bazë të një urdhri kërkimi ndërkombëtar, edhe pse më herët kishte udhëtuar në Gjermani dhe Mal të zi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!