Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rusi/ Dënohen tre avokatë të ish liderit të ndjerë të opozitës ruse, akuzohen për ekstremizëm

schedule12:44 - 17 Janar, 2025

schedule 12:44 - 17 Janar, 2025

Avokatët e liderit të ndjerë të opozitës ruse Alexei Navalny u shpallën fajtorë nga një gjykatë ruse për anëtarësim në një organizatë ekstremiste. Ata janë dënuar me 3.5 deri në 5.5 vjet.

Vadim Kobzev, Igor Sergunin dhe Alexei Lipcher u arrestuan në tetor 2023 dhe muajin pasardhës iu shtuan listës zyrtare të “terroristëve dhe ekstremistëve”.

Navalny, i cili vdiq papritur në një burg të Arktikut, ishte dënuar gjithashtu për ekstremizëm dhe akuza të tjera, të cilat i mohonte. Gruaja e tij Julia Navalnaya i quajti avokatët të burgosur politikë dhe tha se ata u arrestuan thjesht sepse kryenin detyrën e tyre.



Kremlini thotë se nuk komenton çështjet individuale gjyqësore, por autoritetet e kanë cilësuar Navalny dhe mbështetësit e tij si tradhtarë të mbështetur nga Perëndimi që duan të destabilizojnë Rusinë./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!