Rusi, 5 të vdekur nga shpërthimi në bazën e marinës

schedule11:00 - 10 Gusht, 2019

schedule 11:00 - 10 Gusht, 2019

Është rënduar bilanci i viktimave të shpërthimit në bazën e marinës ushtarake ruse. Ndërkohë, shoqata GRIN PIS ka dhënë alarmin për nivelin e radioaktivitetit, që sipas saj është 20 herë më lartë se normalja.

Ka shkuar në 5 bilanci i viktimave të shpërthimit të një rakete ditën e enjte, në një bazë të marinës ruse. Lajmi është konfirmuar nga kompania shtetërore bërthamore, Rosatom, sipas të cilës aksidenti ndodhi gjatë testimit të një gazi të lëngshëm për motorin e një rakete. Tre personat e plagosur nga aksidenti ndërkohë kanë marrë plagë të rënda. Më herët autoritetet ruse kishin deklaruar se vetëm 2 persona kishin vdekur nga incidenti i ndodhur në bazën në NIONOKSA. Kompleksi në fjalë kryen teste për çdo sistem raketash të përdorur nga marina ruse, përfshirë raketat balistike ndërkontinentale, ato “Kruis” dhe ato anti-ajrore.

Autoritetet në SEVERO-DVINK, 47 kilometra në lindje të NIONOKSËS, deklaruan ndërkohë se nivelet e radioaktivitetit pas shpërthimit ishin më të larta se normalja dhe qëndruan të tilla për 40 minuta para se situata të kthehej drejt normalitetit.

Por ndërkohë, shoqata Grinpis deklaron se prania e radioaktivitetit vijon të jetë 20 herë më lartë se normalja dhe ka ftuar autoritetet ruse të marrin parasysh rekomandimin e saj. Ndërkohë, pas ngjarjes banorët vrapuan të blinin jod dhe farmacitë në qytetet ARKANGELSK dhe SEVERO-DVINSK njoftuan se u kishin mbaruar rezervat. Hera e fundit që u konstatua një blerje e tillë e jodit ishte në vitin 1986, kur katastrofa bërthamore në Çernobill përhapi radioaktivitet në mbarë Europën./ABC News Albnia24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!