Forcat ruse kanë bombarduar gjatë natës një urë në Chernihiv, 130 km nga Kievi.
Ura e bombarduar nga rusët kishte rëndësi jetike pasi nëpërmjet saj kalonin automjetet që transportonin ndihma humanitare dhe që evakuonin civilët. Lajmin e bën të ditur Kyiv Independent.
Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko e bëri po ashtu të ditur lajmin në llogarinë e tij në Telegram këtë mëngjes, duke cituar konfirmimin nga kreu i administratës shtetërore rajonale të Chernihiv-it, Vyacheslav Chaus. /abcnews.al/