Rusët vendosin disa orë armëpushim, 9 mijë qytetarë gati për t’u larguar nga Mariupol

schedule10:37 - 5 Mars, 2022

schedule 10:37 - 5 Mars, 2022

Pas njoftimit të armëpushimit të përkohshëm nga Rusia, bëhet me dije se ka nisur evakuimi i civilëve nga Mariupol.  BBC bën me dije se sipas afatit kohor të dhënë nga këshilli i qytetit, janë organizuar autobusët e parë për të lëvizur njerëzit në siguri nga tre lokacione në qytet duke filluar nga ora 11:00 me orën lokale.

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov, tha: “Negociatat e armëpushimit vazhduan gjatë natës”. Marrëveshja u vendos vetëm pak orë më parë dhe ne konfirmuam se armëpushimi do të fillojë në orën 11.

“Ne filluam menjëherë procedurat për të evakuuar qytetarët. Rreth 5 deri në 6 mijë qytetarë do të largohen me autobus për në Zaporizhzhia. “Njerëzit mund të largohen edhe me makinë private. Ne mendojmë se gjithsej 7-9000 persona mund të largohen me autobus dhe me makina, nëse armëpushimi  nuk do të shkelet.”

“Ne ende nuk kemi garanci nga pala ruse se armëpushimi do të vazhdojë edhe nesër, kështu që po përpiqemi të evakuojmë sa më shumë qytetarë.”

Ndërkohë rreth 90% e qytetit të Volnovakha është dëmtuar nga bombardimet, tha deputeti lokal Dmytro Lubinets.  Dhe njerëzve që janë fshehur në strehimore po i mbarojnë ushqimet.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!