Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusët sulmojnë zonat e banuara në Odesa

schedule12:16 - 22 Mars, 2022

schedule 12:16 - 22 Mars, 2022

Zonat e banuara në Odesa u goditën për herë të parë gjatë luftës të hënën. Sulmet kanë ardhur nga anijet e marinës ruse në Detin e Zi. Një deputet ukrainas për Odesa, Oleksiy Honcharenko, ka thënë për BBC se Odesa është synim strategjik i rusëve. Sipas tij, ushtria ruse nuk mund të futet në qytetet.

“Ne e kuptojmë qartë se Odesa është një synim strategjik i kësaj lufte, por ushtria ruse nuk mund të shkojë në tokë atje, ushtria jonë po mbron terrenin.

Ka qindra gazetarë ndërkombëtarë në Kiev dhe disa në Odesa, të cilët panë se këto sulme janë në zona të banuara pa objektiva ushtarake.

Ata po planifikojnë një operacion tokësor kundër Odesës. Mendoj se ideja është të sulmohet Odesa nga disa destinacione”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!