Dy shpërthime të mëdha janë raportuar mbrëmjen e kaluar në kryeqytetin ukrainas. Ndërkohë, një nga raketat që goditi Kievin të enjten ishte pranë hotelit ku po qëndron sekretari i përgjithshëm i OKB-së për vizitë, sipas BBC.
Raketa goditi një orë pasi Antonio Guterres mbajti një konferencë shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ndërkohë Gjermania ka kritikuar Rusinë për kryerjen e sulmit me raketa në Kiev, duke e cilësuar sulmin “çnjerëzor”. Moska ka konfirmuar se ka goditur me raketa Kievin, por pretendon se objektivi ishte një goditnë ushtarake – konkretisht, një fabrikë që prodhon raketa.
/abcnews.al

