Rusët qëllojnë për vdekje kryebashkiakun ukrainas, po shpërndante ushqim dhe ilaçe

schedule18:05 - 7 Mars, 2022

schedule 18:05 - 7 Mars, 2022

Trupat ruse kanë qëlluar dhe vrarë kryebashkiakun e Hostomel, sipas zyrtarëve ukrainas, shkruan Skynews, përcjell abcnews.al.

Hostomel ndodhet afër kryeqytetit ukrainas Kiev.

Këshilli i qytetit tha se Yuri Prylypko vdiq ndërsa shpërndante bukë dhe ilaçe për personat që kishin nevojë për ndihmë në zonën e rrethuar.

Bashkë me kryabshkiakun u vranë dhe dy persona të tjerë, Ruslan Karpenkom dhe Ivan Zore, shkruan Skynews.

Në deklaratën e këshillit të qytetit thuhet se kryabshkiaku “vdiq si hero”, duke shtuar se është e pamundur që ceremonia e funeralit të mbahet menjëherë për shkak të luftës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!