Rusët qëllojnë civilët që po mbushnin ujë, tetë të vdekur në Ukrainë

schedule09:10 - 28 Qershor, 2022

schedule 09:10 - 28 Qershor, 2022

Tetë persona, duke përfshirë një fëmijë, kanë vdekur pasi trupat ruse hapën zjarr ndaj një turmë banorësh vendas, sipas një zyrtari ukrainas.

Në një postim në Telegram, guvernatori i Luhansk tha se sulmi u krye nga granatahedhës, ndërsa civilët po rimbushnin furnizimet e tyre me ujë të pijshëm.

“Si rezultat, tetë persona vdiqën në vend, duke përfshirë një fëmijë. 21 persona të tjerë u plagosën. Të plagosurit u shtruan në spital në Kramatorsk”, shkroi Serhiy Haidai.

Ai shtoi se tre burime të ujit të pijshëm janë qëlluar me qëllim, së bashku me një tunel që lidh dy pjesë të veçanta të Novodruzhesk, qytet në Luhansk.

Rajoni i Luhanskut, në Ukrainën lindore, është përballur me një breshëri sulmesh që kur Rusia nisi pushtimin në shkurt.

Ky rajon është objektiv kryesor për Vladimir Putin, ndërsa Rusisë i duhet vetëm të pushtojë Lysychansk në mënyrë që të ketë kontrollin e të gjithë zonës. /abcnews.al