Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rusët pretendojnë se kanë shkatërruar depon që strehonte armë amerikane dhe evropiane në Ukrainë

schedule10:43 - 27 Prill, 2022

schedule 10:43 - 27 Prill, 2022

Raketat ruse kanë bombarduar një depo armësh që strehonte armë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane, sipas deklaratës së Moskës.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se raketat e saj Kalibr shkatërruan depot në rajonin e Zaporizhzhia që përmbanin “një grumbull të madh armësh dhe municionesh të huaja të furnizuara për trupat ukrainase nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane”.

Dje, Rusia akuzoi Perëndimin se “po o hedh benzinë zjarrit” me dërgesat e armëve që nxisin konfliktin nëntë javor.



Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë përjashtuar dërgimin e forcave të tyre në Ukrainë, por Uashingtoni dhe aleatët e tij evropianë kanë furnizuar Kievin me sasi të mëdha armësh, duke përfshirë dronë, raketa anti-ajrore dhe antitank./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!