Rusia po përdor korridoret humanitare “për të frikësuar vazhdimisht” civilët ukrainas, tha Dr Hugo Slim, një specialist i ndihmës humanitare. Dr Slim thotë se rusët mund të “luajnë me korridoret humanitare duke u ofruar civilëve mundësinë e arratisjes dhe më pas duke ndërprerë atë”, shkruan BBC.
Lexo edhe: Ndikimi i luftës në ekonomi, a mund të parashikojnë investitorët luftërat?
Sipas specialistit forcat në Ukrainë ka të ngjarë të jenë duke pësuar strategjinë “nënshtrohuni ose vdisni nga uria” të aplikuar nga sirianët dhe rusët në Siri.
Rusët do të përpiqen t’ua bëjnë të qartë civilëve se opsionet e tyre janë vërtet të kufizuara dhe të pasigurta, shkruan BBC./abcnews.al/