Rusët nuk ndalin bombardimet, 3 të vrarë në Kherson

schedule11:18 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 11:18 - 2 Dhjetor, 2022

Tre persona janë vrarë dhe 7 janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse të rajonit jugor të Ukrainës Kherson gjatë 24 orëve të fundit, tha guvernatori rajonal. Trupat rusë bombarduan qytetin e Khersonit dhe pjesë të tjera të rajonit 42 herë në të njëjtën periudhë.

Qyteti i Khersonit u çlirua nga forcat ukrainase në mes të nëntorit, por pavarësisht kësaj ka qenë në sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse.

Qyteti gjithashtu ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike dhe me ujë të pijshëm.

/abcnews.al