“Rusët marrin kontrollin e termocentralit bërthamor”, Ukraina humb komunikimin me një sërë institucionesh në Mariupol

schedule18:32 - 6 Mars, 2022

schedule 18:32 - 6 Mars, 2022

Një termocentral bërthamor i Ukrainës është tani nën urdhra nga komandanti i forcave ruse që mori kontrollin e vendit javën e kaluar. Lajmin e bën të ditur Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e cila i ka siguruar informacionet nga Ukraina.

Sipas IAEA, Ukraina ka raportuar se forcat ruse në termocentralin e Zaporizhzhia-s kanë fikur disa rrjete celulare dhe internet, kështu që nuk mund të merret informacion i besueshëm nga impianti përmes kanaleve normale.

IAEA shtoi se stafi operativ në reaktorin më të madh bërthamor të Evropës duhet të jetë në gjendje të përmbushë detyrat e tyre të sigurisë dhe të ketë kapacitetin për të marrë vendime pa presione të panevojshme.

Po ashtu, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka bërë të ditur se rregullatori ukrainas ka humbur komunikimin me të gjitha institucionet në Mariupol që përdorin burime nga rrezatime të kategorisë 1-3.

Qyteti-port është nën rrethim nga forcat ruse. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!