Rusët kundër pushtimit të Ukrainës, 1 milion qytetarë nënshkruajnë peticionin

schedule14:30 - 1 Mars, 2022

schedule 14:30 - 1 Mars, 2022

Rusët kanë nisur një peticion kundër luftës në Ukrainë duke mbledhur më shumë se një milion firma, sipas CNN

Aktivisti i të drejtave të njeriut Lev Ponomarev nisi një peticion, që ka mbledhur mbi 1 milion firma që nga pasditja e të martës. Personat që kanë nënshkuar peticionin përfshijnë akademikë, artistë, gazetarë, muzikantë, ekonomistë.

Figura të njohura të mediave ruse, duke përfshirë autorin dhe gazetarin Mikhail Zygar dhe regjisorin e dokumentarëve Yury Dud – i cili ka mbi 5 milionë ndjekës në Instagram kanë bërë gjithashtu thirrje për ti dhënë fund luftës në Ukrainë.

/abcnews.al