Forcat ruse kanë kapur rob një shtetas të Koresë së Jugut, i cili ka luftuar përkrah ushtrisë së Ukrainës. Ushtari pritet të dalë në gjyq në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetsk (DPR), sipas agjencisë së lajmeve Interfax, duke cituar zyrtaren separatiste Natalia Nikonorova, shkruan The Guardian.
Emri i ushtarit nuk është bërë ende i ditur.
Deklarata vjen pasi dy britanikë dhe një shtetas maroken të kapur rob ndërsa luftonin për Ukrainën u dënuan me vdekje nga një gjykatë në DPR të enjten. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se britanikët kanë të drejtën e imunitetit si të burgosur lufte.
Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, e quajti vendimin e forcave ruse një “gjykim të rremë”.
/abcnews.al